UEFA ka dënuar me 52 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë skuadrën kombëtare të futbollit të Rumanisë, për banderolën që tifozët e tyre shpalosën në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për Euro 2024.
1 mijë euro gjobë për çdo minutë ndërprerje të ndeshjes dhe sfida kundër Andorrës pa tifozë, kjo ishte gjoba në drejtim të federatës rumune e përkthyer ndryshe.
Ndeshja Rumani 2-0 Kosovë u ndërpre në minutën e 18-të dhe rifilloi gati një orë më vonë. Mbështetësit e Rumanisë shfaqën një mesazh me konotacione politike dhe vazhdimisht thërrisnin “Kosova është Serbi”.
Gjyqtari francez e pezulloi ndeshjen për sjellje diskriminuese, duke dërguar edhe lojtarët rumunë në dhomat e zhveshjes dhe loja rifilloi pas 52 minutash.