Shqipëria hedh hapin e parë për të ekstraduar bosët e krimit që fshihen në Dubai. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur tre draft marrëveshje dhe i ka dërguar në Ministrinë e Jashtme për t’i përcjellë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qëllimi është që të diskutohet për të gjetur një marrëveshje që këta persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare të ekstradohen për t’u gjykuar dhe për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Disa nga shqiptarët që i kanë shpëtuar drejtësisë duke u fshehur në Dubai janë Florenc Çapja, Plaurent Dervishaj, Eldi Dizdari, që Dubai refuzoi ta ekstradonte drejt Italisë, etj.