-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Nuk jam dakort me qasjen negative të liderëve tjerë ndaj Putin

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Tayyip Recep Erdogan, tha të enjten se nuk pajtohet me qasjen, siç e quajti ai negative, të liderëve të tjerë botërorë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, sipas televizionit shtetëror turk.

Duke folur para gazetarëve në Nju Jork pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Erdogan tha se Rusia nuk është një vend i cili mund të nënvlerësohet dhe e përsëriti se ka shpresa se marrëveshje e Detit të Zi për eksportimin e drithërave mund të ringjallet.

“Liderët dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putin. Natyrisht, ne nuk e mbajnë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Mua nuk më duket në rregull këto qasje, sepse Rusia nuk është vend i zakonshëm,” tha Erdogan.

“Rusia e ka një vend të qartë, qoftë në me sipërfaqen e saj, qoftë me pozicionin në botë. Sa i përket prodhimit të drithërave, Rusia është ndër vendet e pakta në botë tani. Tani, nuk mund ta nënvlerësoni një vend të tillë,” shtoi ai.

Turqia, një aleate e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira edhe me Moskën edhe me Kievin qëkur Rusia e pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Ajo i ka dhënë përkrahje ushtarake Ukrainës dhe e ka ngritur zërin për integritetin e saj territorial, por, në të njëjtën kohë, i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë në parim.

Ankaraja është duke punuar për ta bindur Rusinë të kthehet në të ashtuquajturën “Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi”, arritjen e të cilës e ndërmjetësoi bashkë me Kombet e Bashkuara vitin e kaluar./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit