-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar mesazh Vuçiçit: Mos krijo destabilitet brenda në Kosovë

Kryesoret

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për sfidat aktuale të rajonit me të cilin është i ngarkuar.

Escobar vuri theksin te ndarja mes politikanëve pro perëndimorë dhe atyre që kanë orientime te faktorë tjerë.

Sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, Escobar u ndal te pika e Asociacionit si kyçe për të dalë nga ngërçi si edhe te një kërkesë të rëndësishme për Serbinë.

Escobar nuk bie dakort që ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi e kanë të nevojshme një qasje të re për të intensifikuar këtë proces. Ai thotë se qasjen e re duhet ta sjellin disa persona që e kanë marrë përsipër dialogun.

Ai thotë se detyra e Kosovës është e qartë: themelimi i Asociacionit ndërsa për Serbinë tani për tani kërkon durim dhe të mos e destabilizojë në Kosovë.

“Nëse do të më duhej të thosha diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë.

Dhe mendoj se deklarata e Borrell ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës.

Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit europian,” ka thënë Escobar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit