-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabiti vilën e futbollistit anglez, 23-vjeçari shqiptar pëson një incident rrugës për në gjykatë

Kryesoret

23-vjeçari shqiptar, Emiliano Krosi i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e vilës luksoze të futbollistit të njohur anglez Raheem Sterling, ka dalë sot para gjykatës.

Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 grabitje duke përfshirë edhe shtëpisë e sulmuesit të Chelsea-s, një super rezidence me vlere 7 milionë paund në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Daily Mail, shqiptari mbërriti me vonesë në gjykatë pasi furgoni i burgut që transportonte të pandehurin u prish.

23-vjeçari nuk u deklarua gjatë seancës së shkurtër për menaxhimin e çështjes në Gjykatën e Guildford Crown.

Ndërkohë avokatit të akuzës Laurence Imrie iu dha afat deri më 6 tetor për t’i dorëzuar të gjitha provat ndërsa çështja u shty dhe një gjyq u caktua për në shkurt të vitit të ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit