Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Hot i Ri i Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur 33-vjeçari, Valter Fierza.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë vrasje.
Të shtëna me armë zjarri, tronditet Shkodra, ekzekutohet një person (EMRI)
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Mësohet se kanë qenë vetë familjarët që kanë lajmëruar policinë, pasi e kanë gjetur të afërmin e tyre të vdekur jashtë automjetit të tij.
Vrasja mafioze e 33-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: Ja ç’ndodhi!
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.