-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të ço shumë avion”! Kush është “sheiku” i Durrësit që u kap me tullumbace?

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar Arjan Toçi i njohur si “sheiku” i Durrësit pasi shiste bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë azot të cilat janë të rrezikshme për shëndetin, pasi ka efekte si të drogës. I riu mësohet se i reklamonte në rrjetet sociale bombolat duke bërë thirrje për t’i blerë ato në tabakinon e tij me çmimin 90 mijë lekë të vjetra.

“Përshëndetje si jeni. Sot kam marrë një bombol tek tullumbace. Do ta bëj tag aty. Kushton 90 mijë lek, mund të mbushësh 45 tullumbace, po të ço shumë avion. Për të gjithë ju që donin bombola porosisni, më mirë blini bombolën se sa blini 3 mijë lek një tullumbace. Ju rujt zoti”, thotë ai.

Policia ka sekuestruar bombolat e gazit të cilat i riu i tregtonte në tabakinon e tij në rrugën “Tre Dëshmorët”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit