-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Washington Post”: McGonigal u pagua nga Neza për të goditur rivalët e Ramës

Kryesoret

Ish-zyrtari i lartë FBI-së në Nju Jork, Charles F. McGonigal i cili muajin e kaluar u deklarua fajtor për komplot duke shkelur sanksionet e SHBA-së për një miliarder rus që ai dikur e hetoi, sot sipas “Washington Post” do të pranojë fajin në një rast të veçantë që pretendon se ai fshehu pagesa sekrete ndërsa mbikëqyrte raste shumë të ndjeshme.

Dosja shqiptare. Akuza e dytë e ngritur në Uashington akuzon McGonigal për fshehjen e pagesave prej 225,000 dollarësh që ai dyshohet se kishte marrë nga “Personi A”, që më pas u zbulua se ishte Agron Nezaj. Aktakuza akuzon gjithashtu McGonigal se ka vepruar për të çuar përpara interesat e Nezës që të paktën nga gushti 2017. Sipas aktakuzës, McGonigal mori 225,000 dollarë nga Agron Nezaj në fund të vitit 2017.

Washington Post” thekson se McGonigal ka pasur marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë. “Muaj më vonë, FBI me nxitjen e McGonigal hapi një hetim ndaj një lobisti amerikan për partinë kryesore politike opozitare të Edi Ramës në Shqipëri, një hetim që përdorte Agron Nezën si burim informacioni, pretenduan prokurorët” thuhet në artikull.

Berisha: McGonigal dhe Rama dorëzohen sot në 8 të darkës në Uashington

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit