-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Çamëria nuk harron, Bajram Begaj jep dorëheqjen!

Kryesoret

Jep dorëheqjen! Jemi përballur në 79 vjet me heshtjen e shtetit Shqiptar lidhur me çështjen çame por që do vinte dita  kur kreu i shtetit do të guxonte të vlerësoj si objekt të nacionalizmave,  çështjen çame dhe aq më shumë nderimit të viktimave të genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë, kurrë nuk mund të mendohej.

Presidenti duhet të jetë simboli i bashkimit të kombit i cili me urtësi qëndron mbi partitë politike duke qenë garant i kushtetutës dhe ligjeve të vendit, por presidenti qëllimisht harron që genocidi mbi çamët është njohur nga parlamenti gati 30 vjet më parë dhe në mënyrë përçmuese mbajti një qëndrim anti kombëtar ndaj viktimave bashkëkombas të vet.

Presidenti sot shkeli pikën më të rëndësishme të misionit të tij, shërbimin ndaj atdheut dhe bashkëkombasve të vet, duke lënë të kuptohet që viktimat e shovinizmit grek janë objekt nacionalizmi.

Ti sot nuk meriton të jesh më presidenti im, as presidenti i pasardhesve të viktimave të Çamërisë, as president i Shqiptarëve!

#çamërianukharron

P.S. Mirënjohje kreut të Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare Z. Marko Kepi për insistimin e tij për të kuptuar qartësisht qëndrimin e presidentit Shqiptar lidhur me çamët.

-Alket Veliu është kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”

A do të shkoni te varrezat Çame? Begajt i ngecin fjalët dhe i shmanget pyetjes (VIDEO)

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit