Ndeshja Milan-Hellas Verona do të startojë me disa minuta vonesë për shkak se në Milano reshjet e shiut ishin të forta duke e bërë të pamundur.
Topi ngeci në fushë nga uji. Arbitri Maresca u fut në fushë së bashku me dy kapitenët, Leao dhe Faraoni për të kuptuar më saktë gjendjen e fushës.
Vendimi ishte për ta shtyrë për disa minuta.