-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmarrje ndaj burrit, vrau 2 vajzat e saj, gruaja dënohet me 78 vite burg

Kryesoret

Një grua 38-vjeçare nga Virxhinia të SHBA-ve u dënua me 78 vjet burg të premten e kaluar për vrasjen e dy vajzave të saj, 5 dhe 15-vjeç, Sharon Castro dhe vogëlushen Brooklyn Youngblood, në vitin 2018, pasi u dha melatonin për t’i ndihmuar të bien në gjumë.

Sipas mediave amerikane, vajza 5-vjeçare pësoi shok pasi nëna e saj e qëlloi në kokë, ndërsa 15-vjecarja, e cila u qëllua në gjoks, arriti të telefononte autoritetet për ndihmë.

Adoleshentja, e cila vdiq në spital disa orë më vonë, denoncoi nënën e saj si vrasëse gjatë telefonatës së saj 911, e cila u përdor si provë në gjykatë. Disa nga anëtarët e jurisë që dëgjuan telefonatën tragjike u tronditën aq shumë sa më vonë kërkuan mbështetje psikologjike.

38-vjeçarja u tha hetuesve se kishte ndërmend të vriste veten pasi kishte vrarë vajzat e saj. Ajo kishte pasur një betejë të zgjatur ligjore me ish-bashkëshortin e saj.

Pas krimit 38-vjeçarja telefonoi ish-bashkëshortin për t’i thënë se e urrente dhe se kishte qëlluar fëmijët e tyre.

“Nuk di si ta shpjegoj, diçka më ndodhi,” tha gruaja e rritur në Argjentinë gjatë fjalimit të saj 30-minutësh.

Avokati u përpoq të argumentonte se 38-vjeçarja vuante nga sëmundje mendore dhe dëgjonte zëra, por gjykata i hodhi poshtë këto pretendime.

Në fund, juria rekomandoi dënimin me 78 vite burg pas dëshmisë që zbuloi fëmijërinë e vështirë të të pandehurës, e cila ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri dhe e detyruar t’i drejtohej prostitucionit për të mbijetuar kur lindi vajzën e saj më të madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit