-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti viziton policin e plagosur në Veri: Sulmet nga Serbia, mbledhim Këshillin e Sigurisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e plagosur sot në Veriun e Kosovës, Alban Rashiti i cili po trajtohet në QKUK.

Kurti thotë se kriminelet e orkestuar nga Serbia kanë hedhur granate dore në drejtim të Policisë së Kosovës gjatë aktit terrorist ku mbeti i vrarë një efektiv.

”Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali,” ka shkruar Kurti.

Kurti po ashtu ka treguar se në ora 10:00 do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit