Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun Xhelal Sveçla pas tensioneve në veri.
Balla ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë i cili humbi jetën pas sulmeve të regjistruara në orët e para të ditës së sotme.
Ai gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Svelça e ka informuar ministrin mbi situatën dhe masat e marra nga policia.
Afrim Bunjaku mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi patrulla e policisë kishte shkuar në fshatin Banjska të Leposaviqit pas marrjes së një njoftimi se dy kamionë pa targa kishin bllokuar rrugën.