Grupi i agresorëve i cili sulmoi në orët e para të mëngjesit Policinë e Kosovës, dyshohet se është fshehur brenda Manastirit të Banjskës.
Sulmet e tyre ndaj policisë me arsenal armësh, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku, sipas autoriteteve në Kosovë kanë vijuar për disa orë.
Momentalisht në zonë, sipas mediave në Kosovë, ka një numër i madh të forcave të Policisë, EULEX-it dhe KFOR-it.