Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën kryesore që të çon në fshatin Banjskë prej rrugës magjistrale Prishtinë-Rashkë.
Sipas reporterëve të Radios Evropa e Lirë, trafiku në rrugën magjistrale është i hapur dhe nuk ka shumë njerëz.
Ata kanë thënë se prej këtij udhëkryqi – që njihet si i Ballabanit dhe i cili të çon në Banjskë – po dëgjohen të shtëna me armë zjarri.
Në fshatin tjetër të Zveçanit, Rudarë, janë parë njësitet speciale të Policisë së Kosovës