-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit në Veri të Kosovës, Kurti: I përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth sulmeve në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë një zyrtar policor, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Ai ka thënë se nga ato që ka mësuar deri tani, bëhet fjalë për një strukturë mercenarë e cila është përhapur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar.

“Urojmë që ky të jetë i fundit në këtë rrugën e vështirë për ligj e për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur edhe për numrin e të arrestuarve, por ai ka thënë se është Policia e Kosovës ajo që informon për të dhënat nga terreni.

“Kemi të plagosur dhe 3 të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar. Procesi në vijim do të na japë të dhëna se kush saktësisht janë këta dhe kush janë urdhërdhënësit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës. Nga ato që kemi mësuar deri më tani që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal i cili ka planifikuar gjatë këtë që kanë kryer sot… Bëhet fjalë për një strukturë mercenare e cila është përkrahur, politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit