Policia e Kosovës konfirmoi zyrtarisht se një nga pjesëtarët e formacionit ushtarak është vrarë, ndërsa Klan Kosova raporton përmes burimeve të saj se tashmë është vrarë edhe një tjetër pjesëtarë i kësaj milicie ushtarake.
“Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se të dy të vrarëve tashmë i janë gjetur trupat e pajetë”, ka shkruar Klan Kosova.
Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar këtë raportim.