-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cholleti telefonon Kurtin dhe Vuçiçin, i kërkon Serbisë shtensionimin e situatës në veri

Kryesoret

Zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Chollet gjatë bisedës që pati me Kurtin dënoi ashpër dhunën ndaj Policisë së Kosovës, teksa tha se palët duhet të kthehen në dialog.

“Shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë e Ohrit”, tha Chollet.

Për sa i përket bisedës me Vuçiçin, Chollet i kërkoi atij shtensionimin e menjëhershëm dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensione.

“Fola me presidentin Vuçiç për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Chollet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit