-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kufiri me Serbinë i mbyllur, shtohen forcat, digjet makina në Leposaviç

Kryesoret

Vijon operacioni në Kosovë. Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjaku dhe Jarinja, vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së martë. Këto dy vendkalime kufitare janë mbyllur që nga 24 shtatori, pas sulmeve terroriste që ndodhën në veri, ku u sulmua Policia e Kosovës dhe një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.

“Kosovapress” raporton se ditën e sotme shumë automjete të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, janë duke qarkulluar tek udhëkryqi i Bajnskës, disa prej të cilave po kthehen në drejtim të manastirit, ndërsa të tjerat po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes. Raportohet se ka një numër më të madh të pjesëtarëve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme në aksin Zveçan – Leposaviq – Jarinje.

Po ashtu një helikopter i KFOR-it herë pas herë është duke vëzhguar situatën nga ajri në këtë zonë. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në zonën përreth manastirit policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.

Ndërkohë që në Leposaviç një grua ka raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur makina, pronë e bashkëshort i saj. Ajo ka deklaruar se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Situata është e tensionuar në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit