Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që tronditi mbrëmjen e sotme Dukagjinin ku mbeti i vdekur 73-vjeçari, Zef Guri.
Mësohet se djali i tij 46-vjeçari Gjin Guri i cili mbeti i plagosur është me urgjencë drejt Tiranës.
Po ashtu ambulanca ka çuar në morg trupin e viktimës. Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.
Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Helikopterë, polici dhe ambulanca! Ndihma që nuk e shpëtoi dot babain nga vdekja
Nga informacionet e para mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.
Gjithashtu mësohet se Gjin Guri ishte me precedentë penalë për drogë dhe kishte qëlluar kundër policisë ku ra edhe në pranga në vitin 2015.
FOTO/ Babanë ia vranë, vetë u plagos, kush është Gjini që qëlloi kundër policisë?
Për shkak të aktivitetit të tij me drogën mësohet se ai ka pasur konflikte të shumta në lidhje me lëndët narkotike.
I plagosuri ishte dënuar edhe me 7 vite burg per armë mbajtje pa leje.