-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmenduri! Rusia fal vrasësin dhe masakruesin e një 27-vjeçareje vetëm se mori pjesë në luftë

Kryesoret

Dmitry Zelensky, i cili mbyti të dashurën e tij dhe më pas e copëtoi me një makineri mishi mësohet se është falur nga autoritet ruse për një arsye të çmendur.

Ai u fal pasi mori pjesë në luftimet në Ukrainë. Pas vrasjes së 27-vjeçares Tatyana Melekhina, Zelensky u përpoq të “krijonte një alibi”, por më pas ai vetë u paraqit në Polici.

“Unë e copëtova trupin e vajzës, e futa në një mulli mishi, i futa kockat në tre thasë të cilat i hodha në lumë”, kishte rrëfyer ai gjatë marrjes në pyetje.

Sipas deklaratave të nënës së tij, djali i saj e telefonoi në nëntor 2022 dhe i tha se kishte nënshkruar një kontratë me organizatën mercenare Wagner për gjashtë muaj dhe se ishte në frontin jashtë Luhansk. Zelensky kontaktoi përsëri nënën e tij në pranverë.

Në qershor, ai u fal dhe aktualisht jeton në rajonin e kontrolluar nga Rusia të Luhansk duke ndihmuar hallën e tij në shtëpi dhe më pas duke menduar për të punuar si ndërtues.

Ajo beson se me të drejtë i është falur sepse vetë i vjen keq për atë që ka bërë dhe është penduar.

Organizata mercenare Wagner filloi të rekrutojë të burgosur për luftën në Ukrainë në verën e vitit 2022.

Disa koloni burgje u vizituan nga vetë themeluesi i organizatës mercenare Yevgeny Prigozhin.

Të burgosurve iu premtua falje, bazuar në “dekretet sekrete të presidentit rus”, pasi kishin shërbyer gjashtë muaj në front. Tashmë janë raportuar më shumë se dhjetë vrasje dhe krime të tjera të rënda të kryera nga të burgosurit e kthyer nga lufta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit