Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi foli gjithashtu për megaoperacionin policor që bëri të mundur zbardhjen e disa vrasjeve, tentativave të vrasjeve, shpërthimeve me tritol të ndodhura në vendin tonë dhe jashtë tij.
LIVE-12 killerat e arrestuar për 6 vrasje, tritol, vjedhje dhe kërcënime
Sipas Ajazit janë zbardhur dy ngjarje të rënda të ndodhura në vitin 2021, ku është bërë i mundur zbardhja e tyre dhe identifikimi i autorëve.
Ai shtoi se Prokuroria disponon provat e nevojshme për rrethanat dhe autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, por edhe disa të tjerave që kanë ndodhur brenda territorit shqiptar dhe në Greqi.
Drejtori i Policisë së Shtetit zbardh vrasjet mafioze: Ja cilët janë autorët për secilën!
Ajazi vijoi më tej se autorët kanë vepruar kryesisht për motive interesi dhe përfitime personale për shkak të veprimtarive të paligjshme.