Këtë martë Parlamenti Europian ka njoftuar se dot ë diskutojë në lidhje me sulmin e regjistruar të dielën e 24 shtatorit në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.
Ngjarje e cila për veç se kishte viktima mori një bujë të madhe ndërkombëtare. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë PE ka vendosur të diskutohet të martën.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi.
“Në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke”, thuhet në njoftim.
Sulmin e ka dënuar ashpër edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.