-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çantë me Euro në doganë

Kryesoret

Sekuestrohen 82 010 euro në doganën e Muriqanit, të cilat ishin të fshehura në një autobus ku në muajin shkurt të këtij viti, policia gjeti 48 100 euro. Arrestohet drejtuesi pronari dhe drejtuesi i autobusit dhe procedohen penalisht 2 të tjerë që po tentonin t’i fusnin pa deklaruar.

“Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. A., 36 vjeç, banues në Shijak dhe S. F., 54 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe K. M., 56 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, ushtruan kontrolle të imtësishme, në vijë të dytë, në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit (me drejtues shtetasin S. F. dhe me drejtues alternativë shtetasit A. C. dhe K. M.).

Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në kroskotin e autobusit, u gjetën 82 010 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, të cilat do të futeshin në vendin tonë, pa u deklaruar” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit