Për mes një letre të lexuar nga avokati serb, Goran Petronijeviç Milan Rajdiçiç pranoi se është pjesë e organizimit të sulmit në veri të Kosovës.
Ish-nënkryertari i Listës Serbe, Milan Rajdiçiç për veç se pranoi se ishte pjesë dhe organizator i sulmit gjithashtu dha dorëheqjen nga posti i tij nga partia politike.
Ndërkohë mediat e Kosovës kanë bërë edhe një përshkrim të avokatit i cili është ia autorizuari i Rajdçiç.
Radio Evropa e Lirë raporton se Goran Petronijeviç ka qenë “vëzhgues” në zgjedhjet e mbajtura javë më parë nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara ukrainase.
Përgjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Pejës në Kosovë.
Në atë pozitë, në maj të vitit 2000, ai i ka dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim nën dyshimet për kryerje të terrorizmit.
Ai është larguar nga pozita e gjyqtarit pas ndryshimeve demokratike të 5 tetorit në Serbi, dhe më pas e ka ushtruar profesionin e avokatit.
Para gjykatës ndërkombëtare, ai i ka përfaqësuar disa klientë nga Serbia, të akuzuar për krime lufte.
Më i famshmi është Radovan Karaxhiç, presidenti i parë i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës për krime lufte.