-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO vendos avionë vëzhgimi për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’

Kryesoret

NATO ka rritur praninë e saj ajrore në pjesën lindore të aleancës duke përdorur avionë luftarakë, aeroplanë vëzhgimi dhe cisterna. Në një deklaratë nga NATO thuhet se 2 avionë AWACS do të mbërrijnë sot në rajonin Siauliai të Lituanisë.

Zëvendës zëdhënësi i NATO-s, Dylan White tha se fokusi intensiv për sigurinë në rajonin e Baltikut është rritur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rritur fokusin tonë në mjedisin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik. Avionët tanë AWACS mund të zbulojnë avionët dhe raketat e tjerë nga qindra kilometra largësi. Falenderoj Lituaninë për pritjen e avionit. Ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët”, tha White.

Avionët e NATO-s po dërgohen në Lituani nga baza ajrore Geilenkirchen e Gjermanisë. Në Lituani do të shkojë edhe një personel ushtarak prej 150 personash të cilët do të qëndrojnë në vend për të paktën disa javë. Avionët AWACS të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, kanë kryer qindra fluturime në Evropën Lindore për të monitoruar avionët luftarakë rusë.

NATO pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës rriti praninë ajrore në krahun lindor të saj. Në rajon u vendosën shumë avionë luftarakë, avionë zbulues dhe monitorues si dhe avionë tankerë. Së fundmi SHBA-ja dërgoi 4 avionë shtesë F-16 në Rumani me qëllimin për të forcuar patrullimet ajrore të NATO-s, pasi në Rumani u gjetën pjesë të mjeteve ajrore pa pilot për të cilat u pretendua se i përkisnin Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit