Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë ku një 19-vjeçare shqiptare është plagosur me thikë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një park në zonën e Sykes në Selanik.
Sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u plagos me thikë në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.