Policia ka arritur të parandalojë kryerjen e një vrasjeje mbrëmjen shkuar në Durrës nga një person me precedent të theksuar kriminal.
Bëhet fjalë për Aldo Muatafën, 37-vjeç i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.
Mustafa kishte me vete armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person.
Ai po drejtonte automjetin në kohën kur ka ndërhyrë policia dhe fillimisht ka tentuar të largohet, por kjo tentativë e tij nuk ka rezultuar e suksesshme.
Bashkë me të është arrestuar dhe shoqëruesi i tij, i identifikuar si Klevis Kurdiu.
I shpëtoi tritolit në makinë, arrestohet me armë zjarri pa leje Aldo Mustafa