-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç: Duam të bëhet autopsia për tre serbët e vrarë në Banjskë

Kryesoret

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë të hënën se autoritetet në Serbi nuk janë duke kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, “që të qëndrojnë në anën serbe”.

“Ne vetëm kërkojmë që ata të jenë objektivë, të jenë neutralë,” ka thënë Petkoviç në një konferencë për media në Beograd, në të cilën është diskutuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Atë ditë, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur, dhe për pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Pasi janë zënë në pritë të patrullës policore, sulmuesit janë strehuar në një manastir të fshatit, nga ku kanë vazhduar konfrontimin me policinë. Tre prej sulmuesve janë vrarë.

Petkoviç ka thënë të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i lidhur me detajet e autopsisë së tre shtetasve serbë.

“Çështja e autopsisë është vendimtare,” ka thënë Petkoviç.

Ai ka vlerësuar se EULEX-i “ka refuzuar” për të marrë pjesë në hetimet e Policisë së Kosovës në teren.

Petkoviç e ka akuzuar Policinë e Kosovës për fshehje të provave se si sulmuesit serbë janë vrarë në Banjskë.

Më 28 shtator, EULEX-i i ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar të marrë pjesë në aksionin e Policisë së Kosovës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit