Një efektiv policie dhe një punonjës në një servis janë plagosur në Vlorë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme.
Makina e policisë është përplasur nga pas nga një “Range Rover”. Efektivi i plagosur është dërguar në spital.
Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.