Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë seancës së sotme plenare ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani gjatë ditës së sotme në Kuvend.
Bardhi gjatë fjalës së tij ka kritikuar ministrin Hasani duke u shprehur se ai nuk përmendi asnjë për masat ndaj Serbisë.
Ai më tej shtoi se ministri nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për marrjen e veriut të Kosovës nga KFOR.
“Prisja nga ministri i jashtëm që të dënonte rastin dhe prisja të merrja vesh nëse ka kërkuar sqarim për deklaratat e kryeministrit mbi marrjen që duhet t’i bëj KFOR veriut të Kosovës.
Prisja gjithashtu që ministri të fliste se a ka kërkuar masa Shqipëria për Serbinë. Kjo sallë sot duhet të kishte çështjen e Kosovës për diskutim. Çfarë po bën ministria jonë e jashtme për sulmin ndaj Serbisë.
Me keqardhja ministri jonë i jashtëm lexoi statuset që ka bërë kryeministri këto 48 orë e fundit,” u shpreh Bardhi.
Situata në veri, ministri Hasani: Policia e Kosovës e vetme sunduese e ligjit në territor