Një ngjarje e rëndë është regjistruar në vendin fqinjë, në Itali ku një vajzë 1-vjeçare shqiptare ka ranë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të kësaj të marte në Modena të Italisë. Sipas dëshmisë së nënës 25-vjeçare shqiptare ngjarja ka ndodhur kur ajo ishte në shtëpi por ende nuk dihet se si vajza ka rënë nga ballkoni.
Babai i vajzës mësohet ndodhej në punë në momentin e ngjarjes. Sipas Corriere della Sera, 1-vjeçarja ra në oborrin e ndërtesës nga rreth 6 metra lartësi.
Menjëherë nëna sapo ka parë që vajza e saj ka rënë poshtë ka shkuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë duke e dërguar tek veterinaria që ndodhë ngjitur me banesën.
Menjëherë në vendngjarje shkoi ambulanca dhe policia. Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spitalin e Modena-s, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.