-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Vuçiç me arsyetime të reja: Donin t’u shpërndanin armë qytetarëve për t’u mbrojtur

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me sulmin e agresorëve serbë ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Vuçiç tha gjatë një interviste për “TV Happy! se një grup serbësh fillimisht kanë vendosur dy kamionë në urë si barrikadë.

Ndërsa dyshohet se mes kamionëve kishte eksplozivë. Vuçiç për herë të parë shpjegoi se kamionët ishin vendosur për të shpërndarë një pjesë të armëve banorëve të cilët po i rezistojnë “terrorit” të Kosovës.

“Nuk mendoj se është planifikuar asgjë për atë mbrëmje, as të nesërmen, as të nesërmen”, tha Vuçiç.

Ai thekson se pas vendosjes së barrikadave është urdhëruar largimi i tyre nga efektivët e policisë.

“Ata hasën në eksploziv që hodhën në erë dy policë, njëri prej të cilëve u plagos dhe tjetri u vra. Më pas mendoj se i treti hapi zjarr dhe e qëlluan edhe atë, sepse ishin afër dhe nuk mund të shpëtonin nga kamioni, dhe kështu filloi gjithçka”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit