Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin se prej datës 1 tetor, çmimet e “Internet Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur deri në 99%.
Ai shton se kjo vjen pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit të kaluar në Tiranë.
“Prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë,” shkruan Rama.