-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë i bashkon grupet ultranacionaliste serbe dhe rumune?

Kryesoret

Tifozët rumunë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin në serbisht “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes kualifikuese të futbollit të EURO 2024, ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, 12 shtator 2023.

Nga “mbështetja” në stadium dhe brohoritja “Kosova është Serbi” e deri te tubimet e përbashkëta ku lartësojnë liderët fashistë të së kaluarës.

Postimet në rrjetet sociale tregojnë për këtë bashkëpunim shumëvjeçar të grupeve ultranacionaliste nga Serbia dhe Rumania.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka identifikuar disa organizata rumune dhe serbe që bashkëpunojnë në mbrojtjen e vlerave “kombëtare” dhe “ortodokse”.

Në të njëjtën kohë, ata marrin pjesë në ngjarje të lidhura me neofashizmin dhe dërgojnë mesazhe urrejtjeje ndaj popullatës LGBT.

Disa prej tyre në Serbi morën pjesë në aksione kundër popullatës rome dhe OJQ-ve për të drejtat e njeriut.

Thirrje pro-serbe nga ultranacionalistët rumunë

“UEFA është mafia”, “Kosova është Serbi” shkruan ndër të tjera në një postim të publikuar në shtator në faqen në Instagram të grupit ultranacionalist rumun, Kamarazi (Camarazii).

Postimi u shoqërua me një foto të dy burrave të maskuar që mbanin në dorë një kanavacë me mbishkrimin në anglisht “UEFA mafia. Nuk ka respekt”.

Një postim në Instagram nga grupi ultranacionalist rumun “Kamarazi” nga shtatori me mbishkrimin “UEFA mafia. Pa respekt”.

Shkak për këtë njoftim është bërë ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Rumanisë dhe përfaqësueses së Kosovës, e zhvilluar më 12 shtator në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë.

Tifozët e kombëtares rumune të futbollit, mes të cilëve edhe anëtarë të organizatës Kamarazi, gjatë ndeshjes kanë shpalosur një pankartë ku shkruan “Kosova është Serbi” dhe për këtë arsye loja u ndërpre./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit