-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ i jep mandatin kryetarit të ri të bashkisë Kukës

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme i ka dhënë mandatin kryetarit të ri të bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj. Ai fitoi në 24 shtator përballë rivalit të opozitës Emri Vata me një diferencë gati 6 mijë vota duke mos e vendosur në diskutim.

Gjithashtu Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe Qerim Ismailajn të dy të denoncuar nga opozita. E ndërsa Kokoneshi nuk rikandidoi në 14 Maj, Ismailaj mori besimin e kryeministrit dhe më pas të qytetarëve.

Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Deklarues, Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” thuhet në njoftim.

Qerim Ismaili akuzohej nga PD për një dënim që kishte fshehur në Greqi dhe Kokoneshi sipas selisë blu rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore e prostitucion në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit