Manchester City ka siguruar mbrëmjen e sotme një fitore fi 3-1 kundër Leipzig në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
Citizens arritën t dilnin në avantazh në minutën e 25-të me golin e Phil Foden.
Pjesa e dytë nisi furishëm nga RB Leipzig, që i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Lois Opendas që u asistua prej Yussuf Poulsen në minutën e 48-të.
Heroi në këtë mbrëmje për kampionin e Ligës Premier ishte Julian Alavarez, që shënoi për 2-1 në minutën e 84-të. Ndërsa Doku në minutën 92 siguroi edhe golin e tretë të ndeshjes.
Manchester City është lider i Grupit G me gjashtë pikë, RB Leipzig dhe Young Boys me tri, ndërsa Crvena Zvezda pa asnjë.