-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, avokati serb ngre kallëzim penal për terrorizëm kundër Radojçiç

Kryesoret

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ditën e sotme për mes një postimi në llogarinë e tij në “X” ka njoftuar se ka dorëzuar një kallëzim penal për terrorizëm kundër Millan Radojçiç dhe grupit të tij prej 30 personash që ndihmuan gjatë sulmit në Banjskë.

Në kallëzim penal bëhet me dije grupin që e drejtoi Radojçiçi është grup terrorist teksa shton se nëse Serbia refuzon të shtypë këtë terrorizëm po e ndihmon.

“Serbia nga sot nuk ka më arsyetim – është nënshkruar dhe dorëzuar kallëzimi zyrtar penal për terrorizëm. Nëse veprojnë dhe arrestojnë Radoiçiqin, ka një pasojë.

Nëse ata refuzojnë të veprojnë sipas tij (ashtu siç refuzuan të veprojnë në lidhje me ankesën time penale kundër rekrutimit të grupit Wagner në janar 2023) dhe refuzojnë të arrestojnë menjëherë 30 persona, pasoja është e ndryshme”, shkroi avokati.

Avokati Stajkoviç thotë se të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiçit me armë, po ndihmon terrorizmin.

“Ato grupe ishin formalisht jashtë shërbimit të Sllobodan Millosheviçit dhe joformalisht në varësi të Beogradit, i cili i armatosi dhe u siguronte logjistikën. Kështu është edhe tani me grupin e Radoiçiçit.

Vuçiç, si nxënës i Voijslav Sheshelj, mori pjesë në organizimin e grupeve paraushtarake në vitet nëntëdhjetë dhe aty fitoi përvojë dhe mendime pozitive për këtë.

Prandaj sot ekziston një organizatë paraushtarake e Serbisë në veri të Kosovës, ashtu siç bëri Beogradi në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci. Fatkeqësisht, ne e dimë se sa keq përfundoi nga të dyja palët”, shkroi ai.

Ai thotë se e vetmja mënyrë që Serbia të shmangë fatin e viteve 90 dhe të ruajë çdo potencial negociues, është arrestimi i menjëhershëm i të gjithë anëtarëve të atij grupi dhe ndalimi i tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit