-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri/ Si u futën armët në Kosovë? Drejtori i PK-së: Shumë rrugë ilegale janë hapur

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhëne të tjera detaje në lidhje me sulmin pak ditë më parë në veri të Banjskës.

Sipas Hoxhës rrugët ilegale dhe pamundësinë që Policia të afrohet në të gjithë kufirit janë arsye që grupi terrorist serb ka arritur të fusë në Kosovë një sasi aq të madhe armatimi.

“Kufinjtë e Kosovës me Serbinë kanë vijë kufitare 380 kilometra. Është e pamundur që gjithçka që lëviz në kufijtë e Kosovës të monitorohet, sepse terreni është i vështirë.

Ka shumë rrugë ilegale që janë hapur, e hapen vazhdimisht nga Serbia me Kosovën. Kemi parë manikeri, eskavatorë, mjete të rënda që vazhdojnë të hapin rrugë afër kufirit me Kosovën”, tha ai për Evropën e Lirë.

Ai bëri të ditur se armatimi është futur grupe grupe në rrugët ilegale.

“Me një marrëveshje që KFOR-i ka, Policia nuk lejohet t’i afrohet vijës kufitare më afër se 1 mijë metra.

Në momente që futesh brenda 1 mijë metërshit degëzohen shumë rrugë ilegale të cilat Policia e Kosvoës e ka të pamundur t’i monitorojë.

Armatimi është futur përmes rrugëve ilegale, janë futur grupe grupe të caktuara dhe janë afruar deri te fshati Banjskë”, shtoi Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit