-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Tragjedia në Itali, shqiptari bëhet hero, shpëton dy të rinj nga vdekja

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i rëndë ku autobusi me pasagjerë ra nga një lartësi 10 metra duke përfunduar poshtë mbikalimit.

Nga përplasja dhe përfshirja e flakëve të autobusit humbën jetën 21 persona.

Ndërkohë sot mësohet se se një shqiptar i Kosovës ka shpëtuar dy të rinj menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja.

Bujar Buçaj një emigrant nga komuna e Malishevës ndihmoi dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.

Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.

“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit.

Kam mbërri në vend të ngjarjes.  Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar bërtima. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai për mediat kosovare.

Bujari po ashtu ka thënë se fillimisht në vendngjarje ka shkuar policia dhe pastaj zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit