-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Skema, si i mori 202 milionë Lekë Evis Berberi me firmën e tij

Kryesoret

Nga selia blu, grupi i Sali Berishës ka denoncuar me dokumente sesi drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi ka lidhur kontrata publike me institucione shtetërore kur mbante detyrën e drejtuesit të prokurimeve.

Zëdhënësja e departamentit anti-korrupsioni Genta Vangjeli shpjegoi si ka ndodhur sipas saj afera, si janë kaluar fondet dhe kërkoi që Evis Berberi të japë menjëherë dorëheqjen

“Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar përdor detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk.

Ky subjekt tregtar është themeluar në tetor 2017 me emrin fillestar “B – VAAL ENG – 10” dhe, në tetor 2018, z. Berberi ia ka ndryshuar emrin në DAAM shpk.

Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.

DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milion lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj

21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milion lekë janë paguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit