Nuk vonoi shumë dhe përgjigja e Dafinës për deklaratat e fundit të Sara Hoxhës, erdhi, në një mënyrë ku parashikohen një tjetër valë tensionesh mes vajzave.
Ditën e djeshme, Sara Hoxha foli për herë të parë në “S’e Luan Topi” për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe Ledri Vulës me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Sara tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafinës.
Pas intervistës, Dafina ka reaguar përmes një statusi në Threads
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!,” shkruan ajo.