-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar

Kryesoret

Në total, familjet shqiptare shpenzuan vitin e kaluar për ushqime 319,1 miliardë lekë (2,7 miliardë euro me kursin mesatar të këmbimit Euro-Lek 2022) me një rënie të lehtë nga viti 2021, në një kohë që çmimet e ushqimeve u rritën në rekorde.

Niveli i inflacionit në grupin e ushqimeve vitin e kaluar u rrit në një mesatare 12%, sipas INSTAT.

Kjo do thotë se çdo familje shqiptare për të njëjtën sasi ushqimesh që ka konsumuar në vitin 2021 do të duhej të paguante së paku 12% më shumë më 2022. Por Anketa e Buxhetit të INSTAT ka zbuluar të kundërtën, pasi shpenzimet neto të familjeve shqiptare për ushqime kanë ardhur në ulje.

Të dhënat nga importet dhe grosistët e mallrave ushqimore kanë pohuar se konsumi në produktet bazë të shportës, buka, vaj, sheqer, vitin e kaluar pësoi rënie të mprehtë si rrjedhojë e një largimi të menjëhershëm në azil drejt Britanisë dhe Europës të të rinjve shqiptarë.

Të dhënat zyrtare nga Eurostat dhe Britania e Madhe treguan se, gjatë vitit të kaluar, kërkuan azil rreth 32 mijë shtetas shqiptarë, ku mbi 80% e tyre janë moshë e re.

Paralel me fluksin e azilkërkuesve, importet e disa produkteve si drithërat, sheqernat dhe pjesa e më madhe e ushqimeve pësuan rënie dyshifrore më 2022.

Grosistët pohuan se kjo rënie ka lidhje me fluksin e lartë të emigracionit të të rinjve, pasi kjo kategori është konsumatori kryesor i brumërave dhe ëmbëlsirave.

Rënia e importeve të drithërace, vajit dhe sheqerit vijoi edhe në tremujorin e parë 2022, por u frenua disi nga rritja e numrit të turistëve.

Emigracioni ka ndryshuar strukturën e familjeve shqiptare. Në mijëra familje, numri i anëtarëve u reduktua nga emigracioni e për rrjedhojë shpenzimet për ushqime dhe struktura e shpenzimeve të tyre ka ndryshuar./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit