-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Jam i shqetësuar me krimet kundër civilëve në Izrael

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se është i shqetësuar me “krimet kundër civilëve dhe me rritjen e numrit të të vrarëve” pas sulmit të grupit militant Hamas në Izrael.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 500 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

“I bashkohem thirrjes së aleatëve për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit dhe kërkesës për lirimin e menjëhershëm të pengjeve,” tha Kurti në X, ish-rrjetin social Twitter.

Izraeli lidhi marrëdhënie diplomatike me Kosovën në shkurt 2021, një vit pasi e njohu pavarësinë e saj të shpallur nga Prishtina më 2008.

Më herët të hënën, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se e ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve.

Izraeli e kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre. Ngjashëm, Egjipti kontroll se kush futet dhe kush del jashtë kufirit të tij me Gazën./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit