Festivali i muzikës në Tribe of Nova do të ishte një festë gjatë gjithë natës ku të rinjtë do të festonin për jetën por papritur ajo u kthye në një nga makthet dhe tragjeditë më të mëdha të regjistruara.
Të rinjtë do të festonin festën hebraike të Sukkot kur nga një sulm u vranë 260 njerëz të pafajshëm pas sulmit të Hamasit.
Pamjet e ndara në rrjet po qarkullojnë gjithandej ku duken të rinj të tmerruar që vrapojnë për të shpëtuar, gjë që shumë pak ia arritën pasi ata u vranë barbarisht.
Deri më tani, agjencia e shpëtimit e Izraelit Zaka tha se ekuipazhet e ambulancës kanë nxjerrë rreth 260 trupa nga festivali muzikor, me këtë numër që pritet të rritet ndërsa ekipet vazhdojnë të punojnë për të pastruar zonën.
Organizatorët e festivalit thanë në një deklaratë në rrjetet sociale se po ndihmojnë forcat e sigurisë për të gjurmuar personat e zhdukur që morën pjesë në ngjarje.
Sulmi në festivalin e muzikës ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Izraelit nga terroristët e Hamasit, të cilët depërtuan një gardh të fortifikuar kufitar në një sulm të paprecedentë të papritur që filloi të shtunën.
Disa prej tyre madje u hodhën me parashutë në zonën e festivalit dhe hapën zjarr.