-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrojtësit e Republikës, Kosova asnjë euro shpërblim policëve për Banjskën

Kryesoret

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në aksionin kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, nuk kanë marrë asnjë cent shtesë, si shpërblim për suksesin e 24 shtatorit.

Të paktën deri tani, dy javë më pas, nuk ka asnjë vendim publik për këtë. Ndërsa një gjë të tillë s’e konfirmuan nga Ministria e Financave që i shpërndan rrogat, e as nga Policia.

Kryesindikalisti policor, Imer Zeqiri, thotë për Klan Kosova se policët që punuan në ditët dramatike, i kanë marrë vetëm kompensimet për orarin e zgjatur, por që kjo nuk konsiderohet shtesë apo shpërblim.

Ky thotë se nga një shumë simbolike për policët për të cilët po thuren lavde, do të ishte shenjë falënderimi për punën e tyre.

Megjithatë, Zeqiri thotë se kërkesë bazike për forcat e rendit është dhënia e shtesës për rrezikshmërinë, për të gjithë policët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit