Një video e frikshme që bën xhiron e internetit tregon momentin kur një nënë izraelite dhe dy djemtë e saj të vegjël tërhiqen zvarrë duke bërtitur nga shtëpia e tyre pranë kufirit të Gazës nga terroristët e Hamasit.
Shiri Silberman-Bibas, 30, Kfir, 9 months old and Ariel 3 were seen being dragged away from their home by Hamas militants. #Israeli women and her two babies are still missing, 3 days after being #kidnapped at #gunpoint by #hamasattack #Gaza #غزة_تحت_القصف #Palestine #Hamas pic.twitter.com/jjf8hosGZx
— Vikas Bailwal (@VikasBailwal4) October 10, 2023
Shiri Silberman-Bibas, 30 vjeç, ishte fshehur në një dhomë të sigurt me bashkëshortin e saj Yarden, Kfir nëntë muajsh dhe Ariel tre vjeç kur militantët pushtuan Izraelin të shtunën.
I armatosur vetëm me një pistoletë të vogël, Yarden shpresonte të mbronte familjen e tij dhe shtëpinë e tyre në Kibbutz Nir Oz ndërsa fshatrat u bastisën në një sulm që la qindra izraelitë të vdekur dhe më shumë se 100 pengje.
Më vonë u shfaq video që tregon nënën e dëshpëruar duke mbajtur dy fëmijët e saj teksa rrëmbeheshin, pa babanë në pamje.









