-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A po rrezikohet mbështetja e SHBA-së për Ukrainën nga përkrahja për Izraelin?

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do ta rrisë mbështetjen ushtarake për Izraelin, pasi militantët e Hamasit i vranë më shumë se 1.200 izraelitë gjatë një sulmi të paparë dhe befasues, i cili nxiti një hakmarrje të madhe ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga palestinezët.

Premtimi i tij ka ngritur pikëpyetje nëse Uashingtoni mund t’i dërgojë ndihma ushtarake Izraelit pa i rrezikuar ndihmat ushtarake për Ukrainën, posaçërisht duke e ditur se Kevin McCarthy është shkarkuar si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe askush nuk është emëruar ende në vend të tij.

Zyrtarët e administratës së Bidenit ngulin këmbë se Uashingtoni mund t’i bëjë të dyja patjetër, megjithëse e pranojnë se do të ketë sfida.

Pse ka rëndësi mungesa e kryetarit të Dhomë së Përfaqësuesve?

Kongresi amerikan i kontrollon shpenzimet, prandaj Bidenit i duhet patjetër ta bindë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për ta kaluar legjislacionin që mundëson financimin shtesë. Këto ligje për shpenzimet zakonisht burojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku kryetari – lideri i zgjedhur nga partia që ka shumicën – e ka në dorë se çfarë ligjesh mund të dalin në votim.

Republikanët kanë një shumicë të ngushtë prej 221-212 në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ua mundësoi një numri të vogël të anëtarëve të saj ta shkarkojnë McCharthyn javën e kaluar. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak se shkarkimi i McCarthyt ishte i paparë, nuk është e qartë nëse përfaqësuesi Patrick McHenry, i cili është emëruar kryetar i përkohshëm, mund të kërkojë ligjërisht hedhjen në votim të ndonjë legjislacioni për ndihma./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit