-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk krijojmë parti të re! Gjekmarkaj: Jemi futur në rutinë (Debati)

Kryesoret

Deputetët e grupeve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit janë mbledhur për të diskutuar strategjinë. Në takim është diskutuar për fatin e opozitës, logoja, vula dhe bashkimi. Sali Berisha ka hedhur poshtë cdo ide për krijimin e një partie të re. Ai tha se lufta për vulën do të vazhdojë. Dhe këtë e shpjegoi me këtë argument. “Nuk krijojmë parti të re sepse legjitimojmë një padrejtësi. Nuk është e vështirë të gjejmë emër apo të bëjmë logo. Por problemi është se i nënshtrohemi një padrejtësie” tha ai.

Agron Gjekmarkaj ishte kritik për situatën aktuale. “Ne kur kemi vendosur të ulemi në ketë tavolinë përballë njeri-tjetrit e kemi vënë llogari që të përballemi për idetë tona. Unë personalisht marr kostot e mia për idetë e mia, pra mbaj përgjegjësi.

Unë mendoj qe mbledhja e pare e përbashkët e opozitës ishte një ngjarje politike qe e rriti entuziazmin tek mbështetësit e PD. Sot është mbledhja e disatë dhe nuk me duket qe efekti i kartolinës është i njëjtë, pra nuk është e njëjta gjendje surprize pozitive. Këto mbledhje po hyjnë në rutine! Po rutina është ushqimi i përditshëm i politikës, por nuk mjafton” tha ai.

Deputeti Ramadan Lika kërkoi një takim kokë më kokë Berisha-Bardhi. “Doktor Berisha, ju keni 32 vite ne politike, ju keni detyrimin ta zgjidhni ketë situate politike qe ka mbytur PD-ne. Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu. Ne jemi deputetë qe mbështesim Gazment Bardhin. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën” propozoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit