Ditën e sotme u njoftua se policia e Kosovës ka kryer bastisje në 3 lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan. Kjo bastisje mësohet se u krye në kuadër të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Ndërkohë tani mediat e Kosovës bëjnë me dije se bastisje kanë përfunduar. Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, pas kryerjes së bastisjeve nuk ka persona të arrestuar. I pyetur nëse ka ndonjë konfiskim apo sekuestrim, Elshani tha se nuk ka dijeni pasi siç u shpreh ai bastisjet janë kryer nga Prishtina dhe njësia e veriut veçse ka asistuar.
Sulmi në veri, policia kryen tre bastisje në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan